GJELOSHAJ URON QYTETARËT DITËN E PAVARËSISË SË MALIT TË ZI

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka uruar qytetarët me rastin e 21 Majit ditës së pavarësisë së Malit të Zi. Gjeloshaj në urimin e tij thekson se në këtë përvjetor të 15-të, detyra jonë e përbashkët duhet të jetë puna në zhvillimin e Malin e Zi, nëpërmjet forcimit të institucioneve, zhvillimit të shëndetësisë, të infrastrukturës, si dhe forcimit të ekonomisë së vendit duke përmirësuar kështu jetën e qytetarëve në shumë fusha. “Jetojmë në një shtet multi-etnik dhe multi-konfesional, demokratik dhe sovran, anëtarë të NATO-s, me aspirata evropiane, në të cilin; barazia, paqja, drejtësia dhe mirëqenia e çdo qytetari, duhet të jenë prioritet,” tha Gjeloshaj. Ai më tej shton se nuk duhet harruar asnjëherë se populli shqiptarë, autokton, ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e Malit të Zi, përfshirë këtu pavarësinë e vendit, anëtarësimin në NATO, si dhe forcimin e vlerave pro-perëndimore; vlera të cilat duhet të vazhdojmë ti ndjekim dhe mbështesim edhe në të ardhmen. “Gëzuar dita e pavarësisë!”, përfundon urimi i Gjeloshajt me rastin e ditës së pavarësisë së Malit të Zi.

SHARE