PICULLA DHE BILÇIK KANË URUAR DITËN E PAVARËSISË SË MALIT TË ZI

Dita e Pavarësisë së Malit të Zi u urua nga relatori i PE për Malin e Zi dhe Ballkanin Perëndimor Tonino Piculla si dhe bashkë-kryetari i komitetit parlamentar për stabilizimin dhe shoqërimin me Malin e Zi, Vladimir Bilçik.

“Unë uroj të gjithë qytetarët e Malit të Zi për Ditën e Pavarësisë. Si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian, uroj vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me të gjithë ata që mund të kontribuojnë në përparimin e mëtutjeshëm të Malit të Zi në rrugën e saj drejt BE”, tha Piculla në urimin e tij.

Ndërsa Bilçik shkroi në Twitter: “Sot Mali i Zi feston Ditën e Pavarësisë. Urime për të gjithë qytetarët dhe ju uroj një festë të lumtur.”

SHARE