Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq theksoi në një intervistë për gazetën “Pobjeda” se në 14 vjet që nga pavarësia, Mali i Zi ka arritur shumë, por që më shumë mund të ishte arritur nga brenda, mbi të gjitha për të krijuar unitet rreth të njëjtit qëllim të një Mali të Zi më të zhvilluar, më të pasur dhe më demokratik.
Është vërtet kënaqësi sot të flasim për rezultatet e luftës kundër epidemisë së virusit korona që Mali i Zi ka arritur.
“Mali i Zi ka ndërtuar dhe institucione të afta që u shërbejnë qytetarëve dhe vendit. E gjithë kjo në sinergji, me një vizion të qartë, koordinim dhe respekt për hierarkinë, na ka çuar në, siç presim së shpejti, statusin e një shteti pa korona. Këtë e njohin qytetarët tanë, investitorët e huaj, por edhe partnerët tanë të huaj. Tani është koha për të përdorur një reputacion të tillë në turizëm, ekonomi dhe zhvillim të mëtejshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të zbusim pasojat e krizës së pashmangshme, e cila do të jetë e rëndë dhe do të zgjasë,” thekson Markoviq.