Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka uruar qytetarët e Malit të Zi 21 maj – Ditën e Pavarësisë, duke thënë se ishte dita kur u rivendos dinjiteti shtetëror dhe kombëtar.
“Dita kur kthyem me laps në dorë dinjitetin shtetëror dhe kombëtar. Ne u kthyem borxhin paraardhësve tanë të lavdishëm dhe hapëm një perspektivë të re, evropiane të Malit të Zi. Të denjë për historinë e tyre, dhe të shekullit të 21-të”, thuhet në mesazhin në Twitter të Gjukanoviqit.
Sot, Mali i Zi feston 14 vjet nga shpallja e pavarësisë, pasi riktheu pavarësinë e shtetit të saj në një referendum të vitit 2006.