Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Nesër, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do të diskutojnë marrëveshjet për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ditë më parë tha se marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë gjenerator i rritjes ekonomike.
Të rikujtojmë se, marrëveshjet në fjalë kanë të bëjnë me Projektligjin për konfirmimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe Projektligjin për konfirmimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim ekonomik.