DITË JO PUNE ME RASTIN E PASHKËVE TË PREMTEN, TË DIELËN DHE TË HËNËN

Ditë jo pune për punonjësit e besimit ortodoks, për festën e Pashkëve, do të jenë të premten, të dielën dhe të hënën, njoftoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Thuhet se në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët e besimit ortodoks kanë të drejtën e pushimit me pagesë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik theksoi se, bazuar në Ligjin për festat shtetërore dhe festat tjera, dita e punëtorëve festohet më 1 dhe 2 maj. “Duke qenë se dita e parë është e diel, dy ditët në vijim janë jopune, e hëna 2 maj dhe e marta 3 maj”, thuhet në njoftim. Thuhet se organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar të sigurojnë kryerjen e punëve gjatë festave, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetit.

SHARE