Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Oana Kristina Popa sot me kryetarin e Komunës së Ulqinit Aleksandar Daboviq vizituan Kriporen. “Më vjen mirë që të gjithë kemi një qëllim, dhe ai është të valorizojmë këtë zonë për turizëm, prodhim dhe si një resurs i rëndësishëm mjedisor. Komuna e Ulqinit e ka shpallur këtë zonë park natyror dhe ka hartuar planin e menaxhimi pesë vjeçar”, tha Daboviq. Siç shtoi, ne presim që Qeveria e Malit të Zi të ndërmarrë hapa konkretë për të zgjidhur çështjen e pronësisë së Kripores të Ulqinit dhe rregullimin e të drejtave të ish punëtorëve, sepse ajo ka qenë një pengesë e madhe deri më tani. Parku Natyror “Kriporja e Ulqinit” meriton të qëndrojë në themele të shëndosha. “Gjithashtu, shpreh mirënjohje për aktivitetet e CZIP me qëllim të revitalizimit të Kripores, duke përfshirë adaptimin e muzeut të zogjve, rehabilitimin e argjinaturave, pastaj shtëpizën e rojës dhe infrastrukturën e plotë turistike siç janë tabelat e informacionit dhe objektet e ngjashme”, deklaroi Daboviq.