Në Mal të Zi sot nis fushata „STOP INFLATION – STOP INFLACIONIT“, në të cilën janë bashkuar gjashtë zinxhirë të shitjes me pakicë: Voli, Mercator, Lakoviq, Tregtia e brendshme (Aroma, City, Conto), Franca dhe Megapromet.
“Ne kemi përcaktuar listën e produkteve për të mbuluar gjithçka. Të gjithë zinxhirët e shitjes me pakicë siguruan një listë që ishte edhe më e madhe se sa kërkuam. Unë mendoj se kjo është një lëvizje e mirë për të filluar. Do të monitorojmë se si po shkon aksioni në periudhën e ardhshme”, tha me rastin e këtij aksioni ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq.
Në pyetjen se pse nuk ka vaj dhe miell në shportë, Gjuroviq thotë se arsyeja është se marzhet në vaj, miell, sheqer dhe kripë më parë ishin të kufizuara.
“Është e kufizuar ligjërisht. Kjo tani është në baza vullnetare në marrëveshje”, ka thënë ai.
“Jam i sigurt se ky është vetëm fillimi i punës ekipore të Ministrisë, zinxhirëve të shitjes me pakicë dhe ekonomisë, sepse ne duam të arrijmë një marrëveshje,” tha Gjuroviq.