REAGIMI I BE-së DHE NATO-s ZGJON BESIMIN SE NUK DO TË KETË LUFTË NË BALLKAN

Reagimi në kohë dhe vendimtar i Bashkimit Evropian (BE), NATO-s, gjithë botës demokratike dhe dënimi monolit i agresionit rus kundër Ukrainës ngjall besimin se nuk do të ketë luftë në Ballkan, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Në një intervistë për të përditshmen greke Kathimerini, ai tha se edhe para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ai kishte shprehur publikisht frikën se kriza ukrainase mund të prekë edhe Ballkanin. “Tani që ka shpërthyer lufta, ai rrezik po intensifikohet,” tha Gjukanoviq. Ai theksoi se ka shumë shkaqe dhe se arsyeja e një lufte të re mund të gjendet pothuajse në çdo vend ballkanik.

SHARE