NË MAL TË ZI PO BIE NUMRI I PACIENTËVE, MEGJITHATË DUHET TË KEMI KUJDES

Mali i Zi aktualisht është në kategorinë e vendeve me numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus në baza ditore. Mirëpo, në vendet e Evropës Perëndimore ka një rritje të rasteve të reja, gjë që siç thotë ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq është një arsye tjetër pse duhet të jemi tepër të kujdesshëm, të kujdesemi për veten dhe shëndetin e njerëzve tanë të dashur. “Shpresojmë që pandemia të hyjë në një fazë më të qetë dhe të mund të themi se fundi i pandemisë po afron. Nga ana tjetër, duhet të jemi po aq të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Koronavirusi na ka befasuar në mënyrë të pakëndshme disa herë”, ka thënë Boroviniq Bojoviq. Ajo tha se do të japë maksimumin në periudhën e ardhshme në vazhdimin e luftës kundër virusit korona. Ajo kujtoi gjithashtu se Mali i Zi është një nga vendet e pakta në rajon që ka ofruar rehabilitim pas COVID-it në Institutin Igallo për të gjithë ata pacientë që kanë qenë në terapi oksigjeni për një kohë të gjatë dhe jeta e të cilëve është rrezikuar.

SHARE