Foto: UDSH/Facebook/
Unioni Demokratik i Shqiptarëve i ka bërë thirrje kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq që të rishqyrtojë vendimin për tenderin e dhënies me qira të plazheve.
Siç thonë nga UDSH-ja, ende nuk është vonë për të parandaluar edhe një padrejtësi tjetër ndaj qytetarëve të Ulqinit, të cilët prej vitesh vuajnë pasoja të tilla.
„Nuk duhet harruar se me këtë veprim cenohet sektori i turizmit, i cili gjithmonë ka qenë shtylla kryesore e suksesit të sezonit turistik dhe përfaqëson segmentin më të rregulluar dhe më funksional të ekonomisë sonë,“ thuhet në deklaratën e UDSH-së.