KOMUNA E TUZIT NDAN BURSA ME VLERË 1.000 EURO PËR 55 STUDENTË

Foto: Komuna e Tuzit

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, bëri sot nënshkrimin e kontratave me 55 studentët të cilëve Komuna u ka ndarë bursa me vlerë prej 1.000 euro për person.

Gjatë nënshkrimit, të kontratave kryetari Gjelaj i përgëzoi studentët nga Malësia për arritjet e tyre akademike dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së rinisë në arsim.

Siç theksojnë nga Komuna e Tuzit, bursat e ndara nga komuna synojnë të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe t’i inkurajojë ata të ndjekin studimet e tyre me sukses.

Ata më tej shtojnë se ky hap është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Tuzit për të investuar në arsim dhe zhvillimin e të rinjve si faktorë kyç për të ardhmen e vendit.

SHARE