Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në seancën e Bordit të Drejtorëve të Unionit të Komunave të Malit të Zi – në pritje të Ligjit të ri për Vetëqeverisje Lokale, që u mbajt sot, tha se hartimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale i janë qasur me shumë kujdes, sistematikisht dhe me përgjegjësi.
„Fillimisht është bërë një analizë e funksionimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në Mal të Zi, e cila ka treguar sfidat kryesore të sistemit ekzistues të vetëqeverisjes lokale dhe ka dhënë rekomandime konkrete për përmirësim, ku kyçe është futja e një sistemi politipik të vetëqeverisjes lokale”, tha Dukaj.
Ministri Dukaj theksoi se përveç dokumenteve analitike të Qeverisë së Malit të Zi, në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 thuhet se decentralizimi në Mal të Zi është i kufizuar, do të thotë se është në nivelin më të ulët nga të gjitha vendet, jo vetëm në BE, por edhe në rajon.
“Një nga synimet kryesore është përmirësimi i kujdesshëm dhe gradual i decentralizimit të sistemit të qeverisjes lokale. Kjo nënkupton futjen e një njësie të re të vetëqeverisjes lokale – një qyteti, i cili për nga madhësia e popullsisë dhe kapaciteti financiar mund të ofrojë shërbime dhe të ushtrojë përgjegjësi në fushën e arsimit parashkollor, kujdesit shëndetësor parësor, si dhe mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Diskutimi i sotëm ka për qëllim dialogun e përbashkët dhe pjesëmarrjen në përgatitjen e një Ligji që do të plotësojë nevojat e komunave dhe do ta bëjë sistemin e vetëqeverisjes lokale më efikas dhe më të mirë”, tha Dukaj.