21 SHKURTI, DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE

Das Alphabetisierungs-Museum, Korca

Foto: SHQIP

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.

Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti.

Qëllimi i caktimit të saj është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.

Kjo ditë ka si qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij.

Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli, asaj shoqërie.

Vlen të ceket se, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare u shënua me aktivitete të ndryshme nga Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq” – Tuz dhe Shkolla e Mesme e Përzier “25 Maji”.

Aktivitetet e organizuara nga këto dy shkolla kanë përfshirë pjesë artistike, recitime, shkrime krijuese si dhe është folur mbi rëndësinë dhe ruajtjen gjuhës amtare.

SHARE