NËNSHKRUHEN 6 MARRËVESHJE MIDIS TÜRKIYES DHE SHQIPËRISË

Në prani të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, sot në Ankara u nënshkruan 6 marrëveshje mes dy vendeve.

Në Kompleksin Presidencial u zhvillua “Takimi i Parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Shqipëri” nën kryesimin e presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Rama.

Pas takimit u nënshkruan 6 marrëveshje mes dy vendeve në prani të dy liderëve. Marrëveshjet e nënshkruara janë si më poshtë:

– Protokolli i Bashkëpunimit ndërmjet Radiotelevizionit të Türkiyes (TRT) dhe Radiotelevizionit Shqiptar;

– Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës dhe Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në Fushën e Medias dhe Komunikimit;

– Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në Fushën e Menaxhimit të Qëndrueshëm të Pyjeve dhe Zonave të Mbrojtura;

– Marrëveshja Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Türkiyes;

– Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Statusin e Zyrës së Koordinimit të Programit të TIKA-s në Shqipëri;

– Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Mjedisit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Türkiyes dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë”.

SHARE