NË PESË VJET, 31.5 MIJË QYTETARË NDRYSHUAN GJUHËN NË KARTËN E IDENTITETIT

Në pesë vitet e fundit, 31.538 qytetarë kanë ndërruar gjuhën në kartë identiteti, dhe 21.562 në pasaportat e tyre, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se formulari i kartës së identitetit printohet në gjuhën malazeze dhe angleze dhe plotësohet në gjuhën malazeze, ndërsa për shtetasit që përdorin gjuhën serbe, boshnjake, shqipe ose kroate në përdorim zyrtar, përmbajtja e formularit e kartës së identitetit dhe të dhënat futen edhe për ato gjuhë, përveç emrit dhe mbiemrit, të cilat shënohen në gjuhën dhe shkrimin e aplikantit, nëse ai e kërkon.

Sipas të dhënave të MPB-së, në pesë vitet e fundit për kartë identiteti dhe pasaportë në gjuhën malazeze (alfabetin cirilik) kanë aplikuar 5.542 persona përkatësisht 2.773 persona.

Për kartë identiteti dhe pasaportë në gjuhën serbe kanë aplikuar 18.880 përkatësisht 10.263, ndërsa në gjuhën shqipe për kartë identiteti 5.305 kurse për pasaportë 6.345 persona.

Për kartë identiteti dhe pasaportë në gjuhën kroate kanë aplikuar 409 përkatësisht 218 shtetas, ndërsa në gjuhën boshnjake numri ka qenë 1.402 për kartë identiteti dhe 1.900 për pasaporta.

“Në rast se një shtetas kërkon shënimin e mbiemrit dhe emrit në formën e kartës së identitetit në gjuhën dhe shkrimin, në përputhje me atë të përshkruar më parë, në ditën e lëshimit të kartës së identitetit, sipas detyrës zyrtare, regjistrimi i mbiemrit dhe emrit në atë gjuhë dhe shkrim do të bëhet në regjistrin e të lindurve”, njoftuan nga MPB-ja.

Ata theksojnë se me rastin e paraqitjes së kërkesës për lëshimin e kartës së identitetit ose pasaportës, qytetari mund të kërkojë ndryshimin e gjuhës dhe shkrimit në dokumentet e lartpërmendura, në përputhje me dispozitat e Ligjit për kartë identiteti, si dhe Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit.

“Të rikujtojmë se në njësitë rajonale dhe degët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ambientet ku qytetarët paraqesin kërkesë për lëshimin e kartës së identitetit, afishohet në vend të dukshëm, brenda shërbimit sportel, qëndron dukshëm njoftimi për të drejtën e qytetarit që në përmbajtjen e kartës së identitetit të ketë emrin dhe mbiemrin e tij të shënuar në gjuhën dhe shkrimin që ai kërkon”, përfundon deklarata e MPB-së.

SHARE