STUHIA E TRETË NË PESË DITË / EVROPA DRIDHET, VJEN ‘FRANKLIN’, SJELL ERË, SHI E BRESHËR

Britania e Madhe por edhe e gjithë Europa do të goditen nga stuhia e tretë brenda pesë ditëve. “Franklin” do të godasë kontinentin duke sjellë rrezik për përmbytje, shi të dendur, breshër dhe stuhi ere. Ndërkohë që mediat vendase në Britaninë e Madhe kanë dhënë paralajmërimin edhe për një tornado. Më herët Britania por edhe e gjithë Europa u përball me dy stuhi të tjera, Dudley dhe Eunice, të cilat shkaktuan edhe viktima për shkak të incidenteve të ndodhura me erërat e forta. Por mendohet që “Franklin” nuk do të jetë po aq e fortë, pasi sipas një studimi më shumë njerëz vriten nga stuhitë “femra” sesa ata me emra meshkuj. Megjithatë duke iu referuar emrit të kësaj stuhie, duket se dëmet do të jenë më të pakta. Bilanci i viktimave të stuhisë Eunice, që u përplas mbi evropën perëndimore me erëra që kapnin shpejtësine e afro 200 km në orë, ka shkuar ndërkohë në 13. Stuhia ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në rrjetin hekurudhor. Viktimat janë regjistruar në Britani, Irlandë, Holandë, Belgjikë, gjermani e poloni. Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të mos udhëtojnë për të evituar kaosin në transport pasi rrjeti hekurudhor është mbyllur për shkak të erërave të frorta. Edhe në holandë, rrjeti hekurudhor është paralizuar ndërkohë që as franca nuk është kursyer.

SHARE