Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror Ekonomik, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe diskutuan për përgatitjet e vizitës zyrtare të tij në Mal të Zi.
“Vendi ynë po përmbush investimet e parashikuara në mbrojtje dhe në infrastrukturën kyçe, rezistencën civile dhe sigurinë kibernetike. Në një moment sfidues për Evropën dhe botën, kemi folur për sfidat e sigurisë, duke theksuar se duhet të forcohen kapacitetet mbrojtëse evropiane, dhe se marrëdhënia NATO–BE është thelbësore për sigurinë e Evropës dhe më gjerë,” njoftoi Spajiq në një postim në rrjetin X.









