PAS ZJARREVE, NGRICAT: TEMPERATURAT NË SHBA, MINUS 40 GRADË CELSIUS, PREKEN MILIONA

Foto: Top Channel

Në Kaliforni, lufta kundër zjarreve vazhdon por në pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara, shfaqet një tjetër rrezik: Ai i ngricave.

Mjaft zona të vendit po përjetojnë këtë fillim jave një të ftohtë ekstrem. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se temperaturat deri në 40 gradë nën zero dhe reshjet e forta të dëborës e bëjnë situatën të rrezikshme për jetën, e foli edhe për një stuhi dimërore e cila mund të prekë deri në 70 milionë njerëz.

Më të kërcënuarit janë banorët e Nju Jorkut, Nju Xhersit e Pensilvanisë. Shqetësuese megjithatë duket situata edhe në shtetet e Connecticutit, Neë Hampshire-t, Maine-t, Massachusetts-it, Rhode Island-it dhe Vermontit, ku alarmed janë në fuqi që prej pasdites së të hënës. Në perëndim të Nju Jorkut, priten reshje bore deri në 90 centimetra.

Ngricat kanë prekur prej ditësh një pjesë të madhe të SHBA, por së fundi paralajmërohet për mundësinë që temperaturat të zbresin nga 34 në 48 gradë nën zero. Popullatës në Minnesota i rekomandojnë veshje të përshtatshme dimri dhe në rast udhëtimi, të mbajë me vete pajisje emergjente.

Shërbimet e urgjencës i kujtojnë drejtuesit e automjeteve të udhëtojnë me serbator të mbushur plotësisht dhe me celularë plotësisht të karikuar, për të kontaktuar familjet e tyre në rast nevoje. Vala e ftohtë lidhet me të ashtuquajturin “Arktic Outbreak”, një masë ajrore rrjedh shpesh nga Arktiku përmes Kanadasë dhe SHBA, e nxitur nga sisteme të forta me presion të lartë në veri dhe zona me presion të ulët më në jug.

SHARE