ZGJIDHINI PROBLEMET NË INSTITUCIONE, JO NË RRUGË

Bashkimi Evropian (BE) po monitoron situatën politike në Mal të Zi dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të punojnë për uljen e tensioneve, tha kryetarja e delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Podgoricë, Oana Kristina Popa. Pas prezantimit të hulumtimit për qëndrimet e qytetarëve malazezë për integrimet evropiane, Popa tha se qytetarët e kanë thënë qartë se të gjithë aktorët politikë duhet të punojnë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. „Ju i keni parë numrat sot, mund të mos të lidhet, por në thelb është,” tha Popa. Ajo tha se disa nga instrumentet për zgjidhjen e situatës aktuale janë forcimi i dialogut, konsultimeve të ndërsjella dhe konsensusit. Duke cituar Përfaqësuesin e Posaçëm të BE, Mirosllav Lajçak, ajo tha se Bashkimi nuk vendos se kush duhet të jetë në qeveri.

SHARE