Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Punë Inspektuese dhe Drejtoria e Policisë edhe këtë javë, nga e premtja deri të dielën mbrëma, do të ndërmarr aksionin e kontrollit të respektimit të masave epidemiologjike në të gjithë qytetet në Mal të Zi, me fokus të veçantë në qendrat dimërore turistike, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë. “Kontrollet në terren do të administrohen nga Drejtoria për Punë Inspektuese, me asistencën e Drejtorisë së Policisë dhe në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale. Do të kontrollohet posedimi i Covid vërtetimit në objektet gastronomike dhe në vendet tjera ku tubohen numër i madh njerëzish, si dhe a shkelen masat tjera epidemiologjike”, thuhet në kumtesë.