SPAJIQ – VARHELI: QEVERIA KA KAPACITET PËR TË PËRMBUSHUR AGJENDËN EVROPIANE

Mali i Zi dëshiron të jetë një anëtar i dëshirueshëm i Bashkimit Evropian tha kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq në një takim me Komisionerin Evropian për Zgjerim Oliver Varheli.

Siç është njoftuar nga Qeveria e Malit të Zi, Spajiq ka bërë të ditur se dëshirojnë të vijnë në Bruksel me rezultate që do të konfirmojnë përkushtimin për integrimin evropian dhe besueshmërinë si një shtet anëtar i ardhshëm i përkushtuar dhe i përgjegjshëm.

Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varheli shprehu kënaqësinë e tij për marrëdhëniet me Qeverinë e 44-të të Malit të Zi dhe tha se vendimet dhe rezultatet e arritura në ditët e para të mandatit janë rekomandimi më i mirë që Mali i Zi të vazhdojë me sukses procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Spajiq prezantoi planin e punës së Qeverisë për vitin e ardhshëm dhe theksoi se është i bindur se Mali i Zi do të ketë sukses në arritjen e rezultateve nga agjenda evropiane.

Vendimi për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, si dhe votimi i sotëm për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, është dëshmi se në Mal të Zi ka funksionalitet të plotë institucional dhe stabilitet politik.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se granti prej 112 milionë euro do të jetë shumë i rëndësishëm për modernizimin e hekurudhës dhe se përkrahja e Bashkimit Evropian ishte e rëndësishme edhe për përpjekjet e Malit të Zi për të shmangur listën gri të Manival.

SHARE