MILLATOVIQ NËNSHKROI DEKRETET PËR SHPALLJEN E LIGJEVE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve, të cilin Kuvendi i Malit të Zi e miratoi në seancën e 18 dhjetorit.

“Sapo kam nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve, të cilat Kuvendi i Malit të Zi i miratoi në seancën e datës 18 dhjetor 2023 dhe që konfirmoi: Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor me kartë identiteti; Marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, doktorët e stomatologjisë dhe arkitektët në kontekstin e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë dhe Marrëveshjes për Njohjen e Kualifikimeve në fushën e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Millatoviq.

Marrëveshjet e lartpërmendura, siç theksoi Millatoviq, paraqesin pjesë të detyrimeve që dalin nga procesi i Berlinit dhe konfirmimi i tyre do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës evropiane të vendit tonë, por edhe në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

“Përveç kësaj, qytetarët e Malit të Zi do të kenë mundësinë të realizojnë përfitime të shumta që do të rezultojnë nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve”, tha Millatoviq.

SHARE