DITË JO PUNE PËR FESTAT E ARDHSHME

Besimtarët e fesë katolike kanë të drejtën e pushimit me pagesë për të festuar festën fetare të Krishtlindjes  (dy ditë) të shtunën, të dielën dhe të hënën, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Kjo, siç thuhet, parashihet në Ligjin për kremtimin e festave fetare. Në bazë të Ligjit për festat shtetërore dhe festat e tjera, Viti i Ri festohet më 1 dhe 2 janar. “Meqënese se dita e parë e festes është e diela, e diela (1 janar), e hëna (2 janar) dhe e marta (3 janar) janë ditë jo pune”, thuhet në deklaratë. Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare, besimtarët e besimit ortodoks kanë të drejtën e pushimit të paguar për të festuar festat fetare të Krishtlindjeve (dy ditë). “Këto janë të premten, 6 janar (dita e buzmit), e shtuna, 7 janar (dita e parë e Krishtlindjeve) dhe e diela, 8 janar (dita e dytë e Krishtlindjeve)”, thuhet në deklaratë. 

SHARE