Komisioni Parlamentar për siguri dhe mbrojtje miratoi Planin e kontrollit parlamentar për vitin e ardhshëm.
Ligji për Mbikëqyrje parlamentare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes parashikon që kontrolli parlamentar të kryhet rregullisht sipas planit vjetor që ky organ sjellë deri në fund të vitit kalendarik për vitin e ardhshëm. Anëtarët e Komisionit pas aktiviteteve të realizuara në këtë vit, konstatuan se në periudhën e ardhshme, me vëmendje të plotë dhe përkushtim, ata do të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e mbikëqyrjes parlamentare të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.
“Në mënyrë cilësore dhe efikase, do të kontribuojë në krijimin e kushteve për funksionimin më të mirë të këtij sektori”, thuhet në deklaratë.