Foto: Pentagon
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë miratuar shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve ushtarake për qeverinë e Kievit me vlerë 100 milionë dollarë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Pentagonit (DSCA), thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve ushtarake në vlerë 100 milionë dollarë për Ukrainën.
Në deklaratë thuhet se shitja do të forconte sigurinë e Ukrainës dhe se Kongresi ishte i informuar për këtë çështje.
– Rusia tha se Ukraina sulmoi me raketa ATACMS
Në artikullin e gazetës amerikane “Washington Post” (WP), bazuar në dy zyrtarë të lartë amerikanë, thuhet se administrata amerikane i dha Ukrainës lejen për të përdorur sistemet e raketave taktike me rreze të gjatë (ATACMS) në një mënyrë të kufizuar.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina nisi sulm në territorin rus të rajonit Braynsk me 6 raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi të prodhimit amerikan.
Presidenti rus, Vladimir Putin miratoi doktrinën që lejon vendin e tij të përgjigjet me armë bërthamore nëse sulmohet me raketa balistike.