ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE ËSHTË MBAJTUR SEANCA E 12-të E PARLAMENTIT TË FËMIJËVE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Sot në Kuvendin e Malit të Zi, me rastin e ditës së miratimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, u mbajt sesioni i 12-të i Parlamentit të Fëmijëve, organizuar nga Kuvendi i Malit të Zi, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve të Malit të Zi dhe me mbështetje tëUNICEF-it.

Në hapjen të Parlamentit të Fëmijëve, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve:

“Të dashur fëmijë, pakujdesia, gëzimi, këmbëngulja dhe mënyra se si i zgjidhni problemet tuaja janë të nevojshme për ne që të mos harrojmë faktin që jemi njerëz. Ju jeni këtu për të na kujtuar me thjeshtësinë tuaj se jeta nuk duhet të ndërlikohet më tej, sepse jeni ju që na jepni kuptimin dhe forcën e ekzistencës. Nuk duhet të harrojmë kurrë se nesër, duke u rritur, ju do të shikoni te ne. Për shkak të juve, ne duhet të jemi versioni më i mirë i vetes dhe i njerëzimit në kuptimin e tij të plotë. Në këtë ditë dua t’ju uroj që të shijoni sa më bukur dhe sa më gjatë fëmijërinë tuaj përmes lojës dhe shkollës dhe të bëheni njerëz që do t’ua lëni të mirën në trashëgim pasardhësve”.

Sesioni, i cili u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i fëmijëve dhe të rinjve në Mal të Zi, që zëri i tyre të dëgjohet”, këtë vit mblodhi fëmijë dhe të rinj nga 23 qytete të Malit të Zi.

Bashkëkryesuesit e sesionit ishin Vukica Popoviq, Gjorgje Jakovleviq dhe Xhenan Rastoder.

Pyetjeve iu përgjigjën deputetë të Kuvendit të Malit të Zi, ministra dhe përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi. Në Parlamentin e Fëmijëve morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendase dhe organizatave ndërkombëtare që merren me çështjet e të drejtave të fëmijëve, si dhe anëtarë të trupit diplomatik.

SHARE