AUSTRIA DËSHIRON QË MALI I ZI TË PËRFUNDOJË SA MË SHPEJT RRUGËN E TIJ EVROPIANE

Austria ka një dëshirë të veçantë që Mali i Zi të përfundojë sa më shpejt rrugën e tij evropiane, në mënyrë që të bëhet shembull i vërtetë i integrimit në BE, ishte mesazhi i ambasadorit austriak Karl Miller gjatë një takimi me kryeministrin Millojko Spajiq, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.

Siç u bë e ditur, Miller shprehet jashtëzakonisht i kënaqur me fillimin e punës së Qeverisë dhe hapat e parë, të cilët tregojnë një prirje të qartë drejt rezultateve konkrete.

“Ne ndjemë një lehtësim të madh, për gjërat e mira që ndodhën në dy javët e fundit, mendoj se bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishëm dhe qasja që keni pasur në lidhje me regjistrimin është shumë më e mirë dhe me më pak konfrontime se sa ishin deri tani. Mendoj se Mali i Zi ka një shans të madh për të avancuar në negociata, qeveria austriake beson se qeveria juaj mund të bëjë një punë të mirë në atë rrugë”, tha Miller.

Spajiq i konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme marrëdhëniet dypalëshe me Austrinë, si dhe ndihmen e mundshme të ekspertëve nga ai vend. Rezultatet do të tregojnë përkushtimin e Qeverisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne kemi një shumicë të madhe në parlament dhe tani jemi të fokusuar në vendime të rëndësishme, duke filluar me votimin e çështjeve në gjyqësor, që po na pengon në negociatat me BE-në. Menjëherë e kemi përfunduar punën për regjistrimin, besoj se kemi ulur tensionet në shoqëri dhe kemi ulur polarizimin, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne”, tha Spajiq.

SHARE