STUHI NË TË GJITHË MALIN E ZI, RRUGË TË PËRMBYTURA

Reshjet e dendura gjatë natës shkaktuan probleme të shumta në rrugët në të gjithë Malin e Zi. Shiu i dendur dhe rrugët e përmbytura nuk e ka anashkaluar as Podgoricën. Në rrjetet sociale mund të shohim foto dhe video të qyteteve në jug dhe veri të vendit, ku bie shi i dendur, dhe qarkullimi është i vështirë. Cikloni i paralajmëruar “Fobos” goditi Herceg Novin mbrëmë dhe erërat e stuhishme, reshjet e dendura dhe bubullimat shkaktuan përmbytje, prerje pemësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Siç raporton RTHN, gjatë natës kanë rënë 124 litra shi për metër katror dhe era e stuhishme ka arritur shpejtësinë deri në 90 kilometra në orë. Në disa lokacione në Podgoricë, degë më të mëdha ranë. Ekipet e “Zelenila” mbrëmë vonë kanë dalë në terren për të sanuar pasojat e stuhisë dhe për të ofruar kushte të papenguara për lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin. “Në Malin e Zi sot qarkullimi është në rrugë të lagështa dhe të rrëshqitshme, ndërsa dukshmëria është e reduktuar vende-vende”, njofton Shoqata Auto Moto. “Ne këshillojmë vozitje të kujdesshme, të përshtatura me motin dhe kushtet e trafikut dhe respektimin e rregullave të trafikut. Kujdes shtesë është i nevojshëm në seksionet ku për shkak të punimeve është ndryshuar regjimi i drejtimit të automjetit”, thuhet në njoftimin për shtyp të AMS. Të rikujtojmë se përdorimi i gomave të dimrit për të gjitha mjetet motorike është i detyrueshëm në rrugët ku kjo tregohet me sinjalistikë, pavarësisht nëse në atë rrugë ka kushte dimërore.

SHARE