OSMANI: KOSOVA KA ENDE KOHË TA KRIJOJË QEVERINË E RE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhje parlamentare, por e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim.

Osmani tha se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues.

“Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha Osmani për gazetarë pas një ngjarjeje të organizuar të hënën, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, në Prishtinë.

Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”.

Gjykata më e lartë e vendit ende nuk ka vendosur rreth ankesës së Listës Serbe, por ka konfirmuar se e ka pranuar atë.

Osmani tha se “vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat, jo vetëm të Kosovës si shtet, por të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”.

SHARE