Kur vjen puna tek shëndeti i lëkurës, domatja është një nga produktet më mirëbërëse dhe të pasura në vlera.
Domatet përmbajnë sasi të larta të kaliumit dhe vitaminës C.
Këto dy përbërës i japin gjallëri lëkurës dhe rikthejnë shkëlqimin e humbur.
Domatet përmbajnë edhe likopen, një antioksidant që lufton radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse për disa prej dëmeve të manifestohen në lëkurë.
Domatet janë efikase kundër rrudhave, njollave të moshës, dhe dëmit të shkaktuar nga dielli.
Ato eliminojnë yndyrnat e tepërta, pikat e zeza dhe ato dhjamore.
Me përdorimin e domateve, shanset e shfaqjes së akneve dhe puçrrave në lëkurë minimizohen ndjeshëm.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni domaten për të zbutur rrudhat, njollat e ndryshme në lëkurë dhe thatësinë e saj.
Maskë Me Domate Kundër Rrudhave
Përbërësit:
- 1 domate e kuqe
- 2 lugë gjelle me kripë të trashë
Përdorimi:
Ndajeni domaten në gjysmë.
Gjysmat zhytini në kripë dhe fërkojeni lëkurën për një minutë.
Grimcat e tulit të domates që kanë mbetur në lëkurë, mbajini për 5 minuta.
Më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët.
Kjo maskë duhet përdorur dy herë në javë.
Ajo funksionon kundër rrudhave falë përmbajtjes së lartë të beta karotenit dhe antioksidantëve.recommended byBIOLIFTTako sam se riješila bora kod kućeSAZNAJ VIŠE
Këto fundit luftojnë rrudhat dhe njollat e moshës.
Maskë Me Domate Për Lëkura Të Thata
Grini një domate në rende dhe kullojeni lëngun.
Tulin e grirë përziejeni me një lugë çaji me vaj ulliri.
Maskën aplikojeni në lëkurë përveç në zonën e syve.
Mbajeni për gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Maskë Me Domate Për Lëkura Të Yndyrshme
Kaloni në rende një domate dhe një kastravec.
Kullojeni lëngun dhe tulin e butë përziejeni me dy lugë çaji me mjaltë.
Maskën vendoseni në fytyrën e larë dhe mbajeni për 20-25 minuta.
Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Domatet funksionojnë shumë mirë kundër pikave të zeza por edhe për hidratimin e lëkurës.
Ato e tendosin lëkurën dhe eliminojnë yndyrnat e tepërta.
Domatet përbëjnë një trajtim ideal dhe të shpejtë për t’i dhënë fytyrës një pamje plot gjallëri dhe shkëlqim rinor./AgroWeb.org