TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE JAVËN E ARDHSHME DO TË JENË MË TË LIRA

Të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen javën e ardhshme, për të dytën herë radhazi, mëson “Vijesti”.

Sipas raportit aktual të çmimeve të derivateve të naftës dhe kursit të këmbimit të dollarit me euron, të dy llojet e benzinës do të lirohen me nga pesë cent secila, ndërsa nafta me tre cent.

Ministria e Investimeve Kapitale (MIK) do të shpallë çmimet e reja të hënën, ndërsa deri atëherë ka mbetur edhe një ditë kontabiliteti, prandaj janë të mundshme ndryshime të vogla.

SHARE