GJUKANOVIQ: PAMJE DËSHPËRUESE QË DUHET TA NDRYSHOJMË URGJENTISHT

Ngërçi në procesin e negociatave duhet të tejkalohet duke konsoliduar strukturat negociuese dhe duke e kthyer fuqinë ekzekutive në dinamikën e nevojshme të procesit të negociatave, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Raporti i KE iu dorëzua Gjukanoviqit nga Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Oana Kristina Popa. “Falënderova Ambasadoren e BE-së në Malin e Zi, me mirënjohje për Raportin e dorëzuar, për objektivitetin e tij dhe, për fat të keq, imazhin dëshpërues, të cilin urgjentisht duhet ta ndryshojmë,” tha Gjukanoviq. Axhenda evropiane duhet të jetë përparësia absolute e çdo qeverie, përfundoi ai.

SHARE