Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të jepen 11 miliardë dollarë fonde ndihma për vendet anëtare të BE-së, të prekura nga stuhia shkatërrimtare “Boris”.
“Ishte për mua nga njëra anë zemërthyese të shihja shkatërrimin përmes përmbytjeve. Por duhet të them gjithashtu se ishte nga ana tjetër zemërgjerë të shihje solidaritetin e madh midis njerëzve në vendet tuaja.
Në pamje të parë 11 miliardë dollarë janë të mundshme për t’u mobilizuar nga fondet e kohezionit për vendet që janë prekur. Ky është një reagim urgjent tani”, tha ajo.
Von der Leyen shpjegoi se Bashkimi Evropian ka dy burime fondet e kohezionit dhe fondin e solidaritetit, që mund t’i përdorte për të “ndihmuar me financim për të riparuar dhe rindërtuar” dëmin.
Numri i të vdekurve nga stuhia që goditi Evropën Qendrore dhe Lindore javën e kaluar u rrit në 24 dhe disa zona janë ende nën kërcënim nga rritja e ujërave.
Era e fortë dhe shirat e dendur goditën rajonin javën e kaluar, duke vrarë pesë njerëz në Austri, shtatë në Poloni, shtatë në Rumani dhe pesë në Republikën Çeke.
Tashmë stuhia Boris ka mbërritur në Itali, ku niveli i ujit është i lartë në disa rajone.
Më shumë se 1000 njerëz janë evakuuar nga ekipet e emergjencës për shkak të gjendjes alarmante.