Deri në fund të vitit, Mali i Zi do të mbyllë katër kapituj në negociatat e anëtarësimit me BE-në, bëri të ditur kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq.
“Mbyllja e kapitujve të negociatave është destinacioni i radhës! Këtë hap e kemi pritur gjatë dhe me punë të përkushtuar Mali i Zi deri në fund të vitit do të mbyllë katër kapituj, ndërsa qytetarët përmes projekteve nga Plani i Rritjes, do të ndjejë përfitimet konkrete të reformave”, tha ai në rrjetin social X.
Në qershor, krerët e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së i dhanë Malit të Zi një Raport pozitiv për përmbushjen e standardeve të përkohshme për Kapitujt 23 dhe 24 (IBAR), të cilat pas një kohe të gjatë e bënë vendin të bënte një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE, dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim Oliver Varheli tha se Evropa është gati për zgjerim.
Në shkurt 2020, Mali i Zi pranoi një metodologji të re të negociatave, sipas së cilës asnjë kapitull nuk mund të mbyllet përkohësisht, derisa të merret IBAR.
Marrja e tij është një tregues se vendi ka përparuar në fushën e sundimit të ligjit dhe gjyqësorit dhe se është gati për fazën tjetër të përafrimit me standardet e BE-së, në rrugën drejt anëtarësimit të plotë.
Pas një vlerësimi pozitiv të standardeve të përkohshme (IBAR), shteti mori standardet përfundimtare të KE-së.
Me përmbushjen e standardeve përfundimtare dhe mbylljen e kapitujve të tjerë, Mali i Zi do të jetë në gjendje të mbyllë kapitujt 23 dhe 24, të cilët do të përfaqësojnë gjithashtu fundin e negociatave me BE-në.