Njëzet e katër orë pasi ushtria e Azerbajxhanit nisi një ofensivë në Nagorno-Karabakh, forcat etnike armene ranë dakord për kushtet ruse për një armëpushim mes palëve.
Udhëheqja etnike armene e Nagorno-Karabakut të mërkurën në mëngjes ra dakord për një armëpushim në një përpjekje për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme, ndërsa forcat e Azerbajxhanit bënë përparime të mëdha në rajonin e shkëputur.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, e cituar nga media shtetërore, pala armene e Karabakut ka rënë dakord për tre pika.
Ata janë dorëzimi i armëve, lëshmi i pozicioneve ushtarake dhe ç’armatosja e plotë. Grupet e armatosura ilegale armene do të shpërbëhen, ndërsa procesi do të realizohet në koordinim me kontingjentin rus paqeruajtës.
Autoritetet e Nagorno-Karabakut thonë se gjatë këtij konflikti të armatosur 27 persona janë vrarë, duke përfshirë dy civilë, dhe shumë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i ofensivës së Azerbajxhanit.