Ministria e Administratës Publike (MAP) përgatiti ligjin e parë malazez për sigurinë e informacionit, i cili përcakton masat dhe standardet e sigurisë së informacionit, sistemet e informacionit dhe të dhënat si dhe përcakton organet që do të mbikëqyrin atë zonë.
Nga Ministria e Administratës Publike theksuan se ligji i është dërguar Komisionit Evropian për vlerësim dhe opinion.
„Me miratimin e këtij ligji, Mali i Zi do të jetë vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që do të harmonizojë plotësisht legjislacionin e tij kombëtar në fushën e sigurisë kibernetike me Direktivën NIS 2, e cila kërkon që shtetet anëtare të miratojnë dhe publikojnë një sërë masash të rrepta dhe rregullore në kuadër të forcimit të sigurisë kibernetike deri më 17 tetor 2024. Së bashku me aleatët tanë do vijojmë përpara me ndërtimin e Agjensionit për Mbrojtjen Kibernetike, për një shtet më të sigurtë dhe për mbrojtje ekselente për qytetarët tanë,“ thuhet në njoftim.