KREU I OKB-së: BOTA ËSHTË NË NJË RREZIK TË MADH

Kreu i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot se bota është në rrezik të madh. Ai tha se liderët që takohen personalisht për herë të parë në tre vjet duhet të trajtojnë konfliktet dhe të adresojnë ndarjet midis fuqive të mëdha që është bërë më e thellë që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres përmendi detyrën jo vetëm të shpëtimit të planetit, “i cili është në zjarr”, por edhe të ballafaqimit me Covid-in e vazhdueshëm. Ai gjithashtu vuri në dukje “mungesën e qasjes në financa për vendet në zhvillim për t’u rikuperuar, një krizë që nuk është parë në një brez” që ka parë humbjen e terrenit për arsimin, shëndetin dhe të drejtat e grave.

SHARE