ABAZOVIQ NË NJU JORK, TË PREMTEN DO TË FLASË NË SEANCËN E OKB-së

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka udhëtuar sot në Nju Jork, ku të premten do të flasë në sesionin e sivjetshëm të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Qeveria e Malit të Zi. Tema e sesionit të këtij viti është “Momenti i përparimit: Zgjidhje transformuese për sfidat e ndërlidhura”. “Rrjedh nga njohja se bota është në një moment kritik në historinë e OKB-së për shkak të krizave komplekse dhe të ndërlidhura, duke përfshirë pandeminë Covid-19, luftën në Ukrainë, sfidat humanitare, një pikë kthese në ndryshimet klimatike dhe shqetësim në rritje për kërcënimet ndaj ekonomisë globale”, tha Qeveria e Malit të Zi. Debati i përgjithshëm i nivelit të lartë, siç thanë ata, do të fillojë sot dhe do të zgjasë shtatë ditë, ndërsa më 23 shtator pritet të mbajë fjalim kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Qeveria thekson gjithashtu se gjatë qëndrimit në Nju Jork, Abazoviq do të ketë një sërë aktivitetesh të tjera në planin politik dhe ekonomik, si dhe takime me diasporën tonë, mërgimtarët dhe studentët.

SHARE