ABAZOVIQ TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE DHE BOSHNJAKE

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u takua sot me përfaqësuesit e partive të pakicave ku biseduan për situatën aktuale politike. “Ishte kënaqësi për mua të ndaj mendimet e mia mbi situatën aktuale politike me kolegët nga partitë e pakicave. Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të rritur përfshirjen e shoqërisë dhe afirmimin e vlerave euroatlantike,” shkruan Abazoviq në Twitter. Ai u takua me Kryetarin e Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviq, deputetin e koalicionit “Bashkë nji za” Fatmir Gjeka, deputetin e Listës Shqiptare Genci Nimanbegu dhe udhëheqësin e Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj.

SHARE