Mali i Zi shënon sot 27 vjetorin që nga shpallja e tij si shtet ekologjik. Deklarata për shtet Ekologjik të Malit të Zi, u miratua në seancën e Parlamentit Republikan të mbajtur në Zhablak më 20 shtator të vitit 1991.
Lidhur me këtë deklaroi Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, deklaroi se Deklarata mbi Shtetin Ekologjik ishte pika fillestare për Malin e Zi bashkëkohor, i cili çoi në pavarësinë e saj, në anëtarësimin në NATO dhe në një hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ai hapi sot në Podgoricë konferencën ministrore me temën “Borxhi i të ardhmes”, të cilën e organizoi Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ, në përputhje me Udhëzimet e Budapestit dhe Sofjes për Bashkëpunimin midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore.
Gjukanoviq rikujtoi se në ditën e sotme Parlamenti në Zhablak e shpalli Malin e Zi, si shtet ekologjik.
“Deklarata mbi Shtetin Ekologjik është pika fillestare për Malin e Zi bashkëkohor, i cili përfundimisht çoi në pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE”, tha Gjukanoviq, duke theksuar se shteti i Malit të Zi, është i përkushtuar ndaj prioriteteve strategjike të zhvillimit.
Sipas tij, aspiratat më të rëndësishme të politikës shtetërore malazeze janë përshpejtimi në rritjen ekonomike dhe zhvillimin institucional si themeli më i besueshëm për sundimin efektiv të ligjit dhe evropianizimin e plotë të shoqërisë malazeze.