KONFIRMOHET RASTI I DYTË I LISË SË MAJMUNIT NË MAL TË ZI

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se në Mal të Zi është konfirmuar edhe rasti i dytë i lisë së majmunit. “Laboratori i Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Qendrës për Mikrobiologji Mjekësore të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi ka konfirmuar një tjetër rast (të dytë) të lisë së majmunit. Ky rast nuk lidhet epidemiologjikisht me rastin e mëparshëm (të parë),” thanë nga Instituti. Nga ISHP theksuan se rasti i regjistruar është shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme. Ata apelojnë tek qytetarët që të respektojnë masat parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

SHARE