TURISTËT NUK DUHET TË SHQETËSOHEN PËR KUJDESIN SHËNDETËSOR NË MAL TË ZI

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sead Çirgiq tha se do të ishte mirë që turistët nga Serbia, kur mbërrijnë në Mal të Zi, dhe të ushtrojnë të drejtën për kujdes shëndetësor, të kenë një formë të çertifikuar të Fondit Shëndetësor të vendit të tyre.

Ai tha se nuk ka masa dhe procedura më të rrepta në lidhje me kompetencat e Fondit: “Sidoqoftë, ajo që ka ndryshuar për shkak të pandemisë është një procedurë e ndryshme e rregullave, pra sjellja kur turistët hyjnë në Mal të Zi dhe procedura në rast se këta turistë sëmuren, konkretisht nga virusi Covid-19 ose kanë qenë në kontakt me persona të infektuar”.

Çirgiq tha se turistët gjithmonë mund të mbështeten në kujdesin shëndetësor në rast nevoje.

SHARE