Investimet me vlerë 1.4 milion euro në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin dhe në Spitalin e përgjithshëm në Tivar, kanë kontribuar dukshëm në përmasimin e kushteve në këto institucione shëndetësore, ka deklaruar Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq.
Ai ka shtuar se investimet e vazhdueshme në shëndetësi janë tregues i kujdesit ndaj pacientëve, por edhe ndaj të punësuarve mjekësor.
Hrapoviq me përfaqësuesit e Ministrisë së ekonomisë ka vizituar sot Spitalin e përgjithëm në Tivar dhe Shtëpinë e shëndetit në Ulqin, ku në vazhdim janë punimet në kuadër të projektit efikasiteti energjetik në Mal të Zi.
Sipas fjalëve të tij, në Spitalin e përgjithshëm të Tivarit janë investuar 957 mijë euro, kurse në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin 445 mijë euro, transmeton PR Qendra.
“Afati për përfundimin e punimeve është fundi i muajit shtator. Besojmë se pas zbatimit të masave të efikasitetit energjetik, shpenzimet për energjinë elektrike në nivelin vjetor do të jenë më të ulëta përreth 109 mijë euro në Tivar dhe përreth 30 mijë euro në Ulqin.