Rezultatet e analizave të kualitetit të ujit të detit të kryer nga ana e Institutit për biologjinë e detit në 109 lokacione javën e kaluar, tregojnë që në 84,4 % prej tyre kualiteti i ujit të detit është i shkëlqyer , përderisa në 4,6% të lokacioneve kualiteti i ujit ishte në nivel të kënaqëshëm.
Në Komunën e Ulqinit, nga gjithësejt 18 lokacione në të cilat realizohet Programi i kontrollimit të kualitetit sanitarë, uji i detit ishte në nivel të shkëlqyer në 16 prej tyre, përderisa në 2 lokacione të tjera rezultoi me kualitet të mirë.
Këto rezultate dëshmojnë faktin që uji i detit në plazhet e Ulqinit është të një kualiteti të mirë duke i plotësuar në këtë mënyrë kushtet për larje dhe rekreacion të sigurtë.