SHQIPËRI, STUDENTËT E MJEKËSISË PËRSËRI PROTESTË KUNDËR PUNËSIMIT TË DETYRUESHËM

Studentë të degës së mjekësisë kanë protestuar përsëri kundër nismës së Qeverisë së Shqipërisë për punësimin e tyre në vend për disa vite, si kusht i marrjes së diplomës.

Dhjetëra studentë kanë protestuar para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku sot po mbahet seanca parlamentare, në të cilën janë parashikuar diskutimet dhe votimi i  Projektligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Studentët protestues kanë kundërshtuar projektligjin duke kërkuar që mos të miratohet në Kuvend, pasi sipas tyre janë kundër punësimit të detyruar. Gjithashtu studentët kanë paralajmëruar edhe vijimin e protestave dhe sipas tyre, mundësinë e bojkotit të vitit të ri akademik.

SHARE