Kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq tha se takimi në Tiranë, në pritje të samitit të procesit të Berlinit, rezultoi me një lajm të mirë, ndër të cilët është se Mali i Zi do të mund të aplikojë për projekte.
Ai këtë e tha në seancën e Qeverisë dhe theksoi se do të ketë mjete nga fondet shtesë.
Abazoviq shtoi se mendon se kjo është një qasje e mirë.
“Nëse zgjidhen gjërat që e bëjnë atë më të fortë, automatikisht do të aktivizohen fonde shtesë që vendi do të mund t’i përdorë”, tha kryeministri. Ai tha se ka gatishmëri për të ofruar linja kreditore që përfshijnë norma të mira interesi.
Ministri i Sportit Vasilije Llallosheviq njoftoi ndërtimin e Shtëpisë Olimpike. Përveç muzeut Olimpik, në atë objekt do të ketë edhe një akademi olimpike. “Ka shumë vende në kryeqytet ku mund të realizohet kjo ide. Ka vullnet nga donatorët ndërkombëtarë, ekziston vullneti ynë dhe sportistët e kanë pranuar me entuziazëm të gjithë këtë dhe do të jetë shumë e dobishme për të rinjtë dhe fëmijët”, tha ministri i Sportit.
Në Parqet Kombëtare, 100 mijë vizitorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Kryeministri Dritan Abazoviq tha se në parqet kombëtare të Malit të Zi ka mbi 100 mijë vizitorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Të hyrat janë 600 mijë euro më të larta se vitin e kaluar, pra janë dyfishuar”, theksoi ai.