SHRI LANKA ZGJEDH PRESIDENTIN E RI

Deputetët e Shri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin e deritanishëm, Ranil Wickremesinghe, në postin e presidentit, pavarësisht se ai nuk gëzon mbështetje në publik. Wickeremesinghe do të udhëheqë me shtetin në kohën kur ekonomia ka kolapsuar. Ai po ashtu duhet të rikthejë rendin publik pas protestave masive në muajt e fundit, të nxitura nga situata ekonomike.Parlamenti i Shri Lankës votoi sot për zgjedhjen e presidentit dhe Wickremesinghe kishte për kundërkandidat, Dullus Alahapperuma. Ish-presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga shteti javën e kaluar. Ai fillimisht shkoi në Maldive dhe më pas në Singapor, pasi mijëra protestues hyn në ndërtesën presidenciale dhe ndërtesa të tjera qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

SHARE