SHQEKIQ DHE NIMANBEGU NËNSHKRUAN MARRËVESHJE: 65.000 EURO PËR INFRASTRUKTURËN SPORTIVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Dragosllav Shqekiq, dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, nënshkruan sot Marrëveshjen për bashkëfinancimin e projekteve për nevojat e infrastrukturës sportive ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Ulqinit.

Marrëveshja parasheh bashkëfinancimin e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore në fushën e sportit në vlerë prej 65.000 euro, dhe atë: ndërtimi i zhveshtoreve për nevojat e Klubit të Futbollit “Otrant Olympic” në vlerë prej 30.000 euro dhe ndërtimi i dy fushave multifunksionale në kuadër të Ndërmarrjes hoteliero-turistike „Riviera e Ulqinit“ në vlerë prej 35.000 euro.

Në emër të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, në nënshkrim morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për infrastrukturë sportive, Millan Jançiq, si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për rini dhe bashkëpunim me OJQ-të, Darko Stojanoviq.

“Ministria e Sportit dhe Rinisë vazhdon që përmes iniciativave të tilla të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë Malin e Zi, duke krijuar kushte më të mira për sportistët dhe rekreativët, si dhe duke kontribuar në zhvillimin e balancuar të komuniteteve lokale”, thuhet në njoftim.

SHARE