Foto: Shutterstock
Sipas vlerësimit të parë të EUROSTAT-it, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për banor, i shprehur sipas Standardit të Fuqisë Blerëse (SFB), në Malin e Zi për vitin 2024 ishte 54% e mesatares së Bashkimit Evropian (BE-27) ka bërë të ditur Enti i Statistikave i Malit të Zi (MONSTAT).
Krahasimi me vendet e BE-së dhe rajonit:
Luksemburgu ruan bindshëm vendin e parë në BE, me PBB për banor që arrin 242% të mesatares evropiane. Bullgaria renditet e fundit në BE me 66% të mesatares.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kroacia qëndron më së miri me 77%, ndërsa Mali i Zi është i dyti:
Kroacia: 77%
Mali i Zi: 54%
Serbia: 51%
Maqedonia e Veriut: 42%
Shqipëria: 37%
Bosnja dhe Hercegovina: 35%
Konsumi real individual (KRI):
Ky tregues pasqyron më saktë nivelin real të mirëqenies së qytetarëve, pasi mat konsumin real të amvisërive.
Në vendet anëtare të BE-së, Konsumi Real Individual për banor për banor në vitin 2024 është luhatur nga:
72% në Hungari deri në 141% në Luksemburg
PBB për banor mat nivelin e përgjithshëm të aktivitetit ekonomik. Konsumi Real Individual për banor është tregues alternativ, më i përshtatshëm për të përshkruar mirëqenien materiale të qytetarëve.
Niveli i Konsumit Real Individual për banor është në përgjithësi më i njëtrajtshëm ndër vendet e BE-së sesa PBB, por sërish ekzistojnë dallime të ndjeshme.
Përfundimisht, Mali i Zi ka shënuar përparim ekonomik, duke u renditur ndër më të mirët në Ballkanin Perëndimor pas Kroacisë, por ende ndodhet dukshëm nën mesataren e Bashkimit Evropian.